Dështoi me turp, por Ronela Hajati thotë se ka fituar Eurovisionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2022.

Shqipëria këtë vit u përfaqësua nga këngëtarja, Ronela Hajati e cila nuk arriti të kualifikohet në finale e madhe që mbahet të shtunën e 14 majit.

Ndonëse performanca e saj ishte mahnitëse dhe plotë energji duke elektrizuar skenën e festivalit evropian, kjo nuk mjaftoj që ajo të kalonte në fazën finale.

Pas diskualifikimit, Ronela ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ndau një foto me balerinët që e shoqëruan në skenë, ndërsa tha se pavarësisht humbjes ajo ka fituar zemra e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovisionin sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë!”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që festivali që po mbahet në “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, do të mbajë natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj.

Share This Article