Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme do të procedojë tre iniciativa dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Parashtruesit e këtyre iniciativave kontestojnë dispozita të caktuara të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për gjykatat, si dhe Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.
Njëkohësisht në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe iniciativa e dorëzuar nga Sindikata e Policisë në Maqedoni – Veles dhe kontestohet Marrëveshja Kolektive e MPB-së.