Miami Heat ka triumfuar në udhëtim te Philadelphia 76ers me nëntë pikë diferencë 90:99.
Për Heat kjo ishte fitorja e katërt ndaj 76ers dhe kësisoj kalojnë në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes me katër fitore e dy disfata.
Jimmy Butler ka shkëlqyer në këtë sfidë për Heat me 32 pikë, tetë kërcime e katër asistime, derisa Strus e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 11 kërcime.
Në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes, Heat do të pres fituesin e duelit Boston Celtics – Milwaukee Bucks.
Ndeshje spektakolare është zhvilluar në American Airlines Arena në Teksas, ku Dallas Mavericks ka mposhtur Phoenix Suns me 27 pikë epërsi 113:86 për të barazuar serinë e ndeshjeve në 3-3.
Ylli slloven Luka Doncic ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 33 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.
Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Bullock që shtoi 19 pikë si dhe Brunson që e mbylli ndeshjen me 18 sosh.
Ndeshja e shtatë vendimtare do të zhvillohet në terrenin e Suns, ku fituesi do të kaloj në finalen e Konferencës së Perëndimit.