ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 2 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 2 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Baza ruse në zemër të Evropës / Kaliningradi, nga ku raketat godasin kudo në kontinent

albnews by albnews
14 May, 2022
in Bota
0
Baza ruse në zemër të Evropës / Kaliningradi, nga ku raketat godasin kudo në kontinent
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë në errësirë, Kaliningradi, në zemër të Evropës, është kthyer nën prozhektorë për shkak të një roli të rëndësishëm taktiko-strategjik që mund të marrë në ekuilibrat ushtarakë të Kontinentit të Vjetër, veçanërisht pas deklaratave të suedisë dhe Finlandës për një anëtarësim të mundshëm në NATO.

Kaliningradi ka qenë pjesë e qytetit të lashtë prusian të Konigsbergut, vendlindja e filozofit gjerman Immanuel Kant, që pasi u bombardua nga aleatët dhe armata e kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, iu dha bashkimit sovjetik duke marrë emrin që ka sot.

RelatedPosts

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Në këtë mënyrë, ende sot, enklava përbën një pjesë Rusie në mes të bashkimit evropian. Enklava shtrihet në 15 mijë kilometra katror dhe ndodhet mes Lituanisë dhe Polonisë dhe mban edhe një bazë të rëndësishme ushtarake ruse që ndodhet 1400 km larg nga Parisi dhe Londra, 530 km larg Berlinit dhe 280 km larg Varshavës.

Nga Boris Jeltsin, enklava ishte menduar si një zonë ekonomike shkëmbimi të lirë mallrash, por me Vladimir Putinin ajo mori një rëndësi strategjike, mbi të gjitha pas anëtarësimit të republikave Baltike dhe Polonisë në NATO dhe BE.

Kaliningradi ndodhet në fakt në një pozicion kyç për dy arsye: nga njëra anë, porti në detin Baltik që mban edhe bazën detare ruse është një nga të paktat zona ku deti nuk është i ngrirë e që andej nëndetëse dhe raketa të ndryshme mund të godasin kudo në Evropë.

Në anën tjetër, është edhe korridori Suvalki, që lidh Kaliningradin me Bjellorusinë, dhe kalimi i vetëm tokësor mes Polonisë dhe vendeve të tjera Baltike. E me një lëvizje të vetme, Moska mund të izolonte kështu Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë dhe ti imponohej lehtësisht Varshavës. 

Lituania dhe burime të tjera perëndimore pretendojnë se prej kohësh Moska ka armë bërthamore në enklavë. Edhe pse nuk është konfirmuar kjo, rajoni rezulton një nga më të militarizuarit në Evropë.

Që në 2016-ën, Rusia nisi të vendoste atje sistemet Iskander, ose raketa balistike taktike hipersonike me rreze të shkurtër veprimi që mund të mbajnë ngarkesa bërthamore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result