Adoleshentja që po mësonte si të voziste, u përplas me veturë në dhomën e ditës të një familjeje tjetër, përderisa e kishte marrë një fëmijë me vete, thanë banorët e zonës.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, vajza 17-vjeçare në ulësen e pasagjerit kishte edhe një vajzë të vogël rreth moshës rreth 7-vjeçare, dhe që të dyja i shpëtuan përplasjes me lëndime joserioze.
Fotot nga vendi ngjarjes tregojnë se si Toyta Verso me ngjyrë argjendi ishte futur në shtëpinë e cila ndodhet në Bradford të Yorkshirit Perëndimor në Angli, në ditën e 13 majit.
Incidenti zgjoi një reagim të madh emergjent në Heights Lane, afër kryqëzimit me Haworth Road në Heaton.
Edhe pse kishte dëme materiale, askush tjetër nuk kishte pësuar lëndime.
Zjarrfikësit bënë vlerësimin e qëndrueshmërisë së shtëpisë përpara se policia të fillonte me largimin e veturës.
Vozitësja, e cila kishte lejen e përkohshme për vozitje, u tha se e kishte huazuar veturën e babait mbrëmjen e së premtes.
Policia tha: ‘Shërbimet emergjente u njoftuan për një aksident trafiku pak pas orës 19:30 gjatë mbrëmjes së kaluar. Incidenti përfshinte një makinë e cila u përplas brenda një shtëpie. Të dy vajzat u dërguan në spital për trajtim të plagëve të cilat nuk janë serioze për jetën’.