Ish-mbrojtësi italian, Sergio Porrini, sot pjesë e stafit teknik të Kombëtares Shqiptare, ka folur gjatë transmetimit të Stadio Aperto në TMW Radio.
Ndihmësi i Edy Rejas ka analizuar cilësitë e Armando Brojës, sulmuesit në pronësi të Chelsea-t, që luan në formë huazimi te Southamptoni. I pyetur nëse do t’ia vlente ta blinte Napoli, ai u shpreh:
“Broja te Napoli? E kam ndjekur shumë. Nga viti i kaluar e deri më tani është rritur shumë, te Southampton ka shpërthyer.
Cilësitë më të mëdha i na shpejtësi e sipër, kur ka topin në këmbë. Ai më kujton pak Leaon, bëhet i papërmbajtshëm kur e hedh topin përpara në hapësirë. Më pak mirë kur luan me shpinë nga porta, por kur gjen hapësira, është shkatërrues.”
Porrini më pas shtoi: “Dikush si Broja, te Napoli, ndoshta do të vuante pak, siç u ndodh shumë njerëzve. Megjithatë, cilësitë e tij janë të një futbollisti që mund të ndëshkojë në çdo kampionat, edhe në Itali.”