Ai vuri në dukje se nuk kishte zbuluar asgjë “që do të tregonte se këto fenomene e kishin origjinën jashtë Tokës”. Por ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
Kongresmeni amerikan mbajti një deklaratë publike, për herë të parë në më shumë se 50 vjet, mbi një “dukuri të paidentifikuara në ajër”. Sipas The Guardian, një numër në rritje i objekteve të panjohura janë parë në qiell gjatë njëzet vjetëve të fundit. Këtë e pretendon edhe një zyrtar i Pentagonit para ligjvënësve amerikanë ditën e djeshme por nuk konfirmoi ekzistencën e jetës jashtë Tokës.
“Që nga fillimi i viteve 2000, ne kemi vërejtur një numër në rritje të gjësendeve të paidentifikuara,”- tha Scott Bray, zëvendësdrejtor i inteligjencës për Marinën e SHBA-së.
Ai vuri në dukje se nuk kishte zbuluar asgjë “që do të tregonte se këto fenomene e kishin origjinën jashtë Tokës”. Por ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
Në qershor të vitit 2021, shërbimi i inteligjencës amerikane deklaroi në një raport të shumëpritur se nuk kishte prova për ekzistencën e alienëve.
Ushtria dhe shërbimi i inteligjencës amerikane duan të përcaktojnë para së gjithash nëse këto “fenomene të paidentifikuara ajrore” mund të lidhen me kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara.