Presidenti Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalë ofensivën ushtarake në Ukrainë dhe së fundmi ka dërguar në këtë vend dhe disa nga armatimet më moderne të ushtrisë, si për të treguar më tej supermacinë në këtë luftë.
Në një video të publikuar së fundmi nga mediat perëndimore dislokimi me urdhër të Putin në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, të tankeve “Terminator”, të cilat konsiderohen si mjetet më të sofistikuara dhe të blinduara të momentit.
Tanket përdoren nga ushtria ruse për të mbështetur njësitë e këmbësorisë që luftojnë në zonat urbane,
Vendosja e “Terminatatorëve” vjen pasi Ukraina ka shkaktuar një dëm të madh ndaj autokolonave me tanke të Putitnit, ku armët e dërguar nga perëndimi kanë kontribuar në kthimin e shumë rrugëve në pika skrapi, me mjete të rënda të shkatërruara.
Në përpjekje për të forcuar arsenalin e Rusisë, një togë me automjete ushtarake “Terminator” u vendosën dhe u përdorën për herë të parë në betejë në Donbas.
Mjeti është i pajisur me granatë-hedhës, sisteme antitank dhe armë të vogla, ndërkohë që është ende paqartë pse gjeneralët e Putinit e kanë vonuar nxjerrjen e tij deri në këto momente në fushëbetejë,