Chelsea dhe Leicester kanë barazuar 1-1 në kuadër javës së 37-të në Ligën Premier.
Miqtë e nisën më mirë takimin duke shënuar që në rastin e parë që kishin.
James Maddison arriti të gjejë rrjetën me një goditje të bukur në minutën e 6-të për 1-0.
Por Chelsea arriri të barazojë në minutën e 34-të, kur Marcos Alonso shënoi për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por edhe e gjithë ndeshja pasi që Chelsea edhe pse kishte më shumë nga loja nuk arriti të shënojë.
Me këtë fitore Chelsea mbetet në vendin e tretë me 71 pikë.