Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore Gepard në korrik, konfirmoi të premten një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes dhe shtoi se tanket duhet të jenë plotësisht funksionale në Ukrainë nga mesi i korrikut.
Në fund të prillit, Gjermania është pajtuar të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë. Dhe në fillim të majit, Berlini ka informuar se do të furnizojë Kievin me shtatë obus vetëlëvizës.
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti njoftimin e Gjermanisë dhe tha se Berlini tani ka lëvizur në “drejtimin e duhur” pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit, shkruan BBC.
Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë më shumë në sigurimin e pajisjeve të rënda ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse.