Qeveria e Ruandës ka hapur tre objekte ku do të akomodohen emigrantët dhe azilkërkuesit nga Britania.
Në një deklaratë për shtyp, zv/zëdhënësi i Qeverisë së Ruandës, Alain Mukurarinda, tha se janë duke u bërë përgatitjet për të pritur emigrantët dhe janë duke pritur për grupin e parë në fund të këtij muaji.
“Data e mbërritjes së emigrantëve të parë në Ruandë nuk dihet ende. Ne mendojmë se grupi i parë prej rreth 50 personash do të arrijë ndoshta në javët e ardhshme,” tha Mukurarinda.
Është bërë e ditur se emigrantët do të priten në rezidencat Hope Hostel, Desire Hotel dhe Hallmark.
“Ne mirëpresim të gjitha kategoritë e njerëzve, duke përfshirë familjet, beqarët dhe të moshuarit, si dhe emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është arsyeja pse ne kemi përgatitur ambiente të ndryshme për t’i mirëpritur ata”, tha Mukurarinda.
Duke u shprehur se nuk do të burgosin emigrantët por vetëm do t’i presin, Mukurarinda u shpreh se emigrantët kanë të drejtë të udhëtojnë.
“Emigrantët dhe azilkërkuesit do të kenë lirinë e lëvizjes ashtu si ruandasit”, tha Mukurarinda.
Sipas kontratës së nënshkruar me Britaninë e Madhe, emigrantët do të strehoheshin në ambiente për 5 vjet dhe më pas do të kenë të drejtë të aplikonin për azil.
Mbretëria e Bashkuar dhe Ruanda nënshkruan marrëveshjen e Partneritetit për Migracionin dhe Zhvillimin Ekonomik më 14 prill për të dërguar emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar në Ruandë.