Paul Pogba do të rikthehet në futbollin italian për ta veshur përsëri fanellën e Juventusit.
Pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United, ylli francez do të ribashkohet me Juventusin si një transferim i lirë.
29-vjeçari mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Djajtë e Kuq.
Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Pogba është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.
Reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në sezon duke u bërë edhe futbollisti më i paguar tek torinezët.
Përveç gjigantit italian, në garë për Pogban janë edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Real Madrid e Manchester City, por Juventus ka fituar garën për francezin. Pogba ishte pjesë e bardhezinjve për katër vite nga 2012 deri më 2016 para se t’i bashkohet Manchester Unitedit për shumën e 105 milionë eurove.