ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 7 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 8 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 8 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Putin kushtëzon eksportet e drithërave të Ukrainës me lehtësimin e sanksioneve

albnews by albnews
28 May, 2022
in Bota
0
Putin kushtëzon eksportet e drithërave të Ukrainës me lehtësimin e sanksioneve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kushtëzuar rihapjen e mundshme të eksporteve të drithërave të Ukrainës me një lehtësim të sanksioneve, që Perëndimi vendosi ndaj Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Por, presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë u kundërpërgjigjën se për lehtësim të sanksioneve duhet tërheqja e trupave të Rusisë dhe një përpjekje “serioze” për paqe nga Moska.

RelatedPosts

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Në një bisedë telefonike më 28 maj, Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se “Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e mundësive për të mos penguar eksportin e drithërave, përfshirë edhe eksportet e drithërave ukrainase nga portet e Detit të Zi”, njoftoi Kremlini.

Por, ai e ndërlidhi lehtësimin e bllokadës së Rusisë apo të porteve të Ukrainës me heqjen e sanksioneve të ashpra që Perëndimi i vendosi Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndërkaq i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se shteti i tij dhe partnerët e G7-s po punojnë për të ndihmuar Ukrainën që të rikthejë eksportet e drithërave.

Por, Kremlini tha se ka një ndërlidhje midis sanksioneve ndërkombëtare dhe heqjes së pengesave për eksportet dhe për këtë temë është biseduar në bisedën midis Putinit me Macronin dhe Scholzin.

“Një rritje e furnizimeve të fertilizuesve rusë dhe produkteve të agrikulturës po ashtu mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në tregun botëror ushqimor, që sigurisht kërkon heqjen e sanksioneve të rëndësishme”, tha Kremlini.

Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por forcat ruse aktualisht kanë bllokuar portet e saj në Detin e Zi, duke vënë në rrezik furnizimet botërore.Putin po ashtu paralajmëroi Macronin dhe Scholzin kundër vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë, duke thënë se kjo mund të destabilizojë edhe më tej situatën.

Berlini tha se në këtë bisedë 80-minutëshe, Scholz dhe Macron i bën thirrje Putinit të angazhohet në “bisedime të drejtpërdrejta serioze” me presidentin ukrainas Zelensky, “dhe të gjejnë zgjidhje diplomatike për konfliktin”.

Scholz po ashtu tha se i kanë kërkuar presidentit rus një armëpushim të menjëhershëm “dhe tërheqje të trupave ruse”.Ndërkaq, në njoftimin e Presidencës franceze, u tha se Putinit iu kërkua që të lirojë mijëra luftëtarë ukrainas që janë zënë rob në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin ukrainas të Mariupolit.

“Presidenti i Republikës dhe kancelari gjerman kërkuan lirimin e afër 2,500 mbrojtësve të fabrikës Azovstal, të cilët janë të burgosur të luftës nga forcat ruse”, tha Presidenca franceze./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result