Banka Qendrore Evropiane (BQE) uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike në zonën euro për vitin 2019 dhe 2020, deklaroi sot presidenti, Mario Draghi, i cili njoftoi një program të gjerë për rritjen ekonomike për këtë zonë.
“Institucioni i Frankfurtit regjistroi një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 1,1% këtë vit nga 1,2% parashikuar më parë dhe 1,2% për vitin e ardhshëm nga 1,4% që ishte parashikuar më herët”, theksoi ai në një konferencë shtypi.
Për vitin 2021, BQE vazhdon t’i qëndrojë rritjes prej 1,4%./ATSH/