Të luajnë në Camp Nou është ëndrra e shumë tifozëve blaugrana. Për këtë arsye Barcelona vendosi të hapë dyert e stadiumit të saj.
Me çmimin 300 euro për person nga data 6 deri më 11 qershor, fansat do të mund të përjetojnë përvojën e lojës me miqtë në stadiumin legjendar.
E promovuar përmes faqes zyrtare të klubit, nisma përfshin të paktën dyzet minuta lojë për një eksperiencë “reale”, ku përfshihen arbitri, trajnerët, stafi mjekësor, dhoma e zhveshjes dhe tuneli .
“Ky është viti i dytë në të cilin Klubi e realizon këtë përvojë unike në dispozicion të tifozëve të Barçës, duke u dhënë atyre mundësinë të luajnë në të një njëjtën fushë ku luajnë lojtarët e ekipit të parë për meshkuj dhe femra. Eksperienca kushton 300 euro për person dhe kërkon prenotim përmes faqes së Klubit”, shkruhet mes të tjerash në njoftim.