Ajo mund të jetë mbretëresha e të famshmëve, por ëndrra e Kim Kardashianit për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut Platinum në Britaninë e Madhe është fundosur.
Pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, zyrtarët në Pallatin e Buckinghamit i kanë refuzuar lutjet e saj për të marrë pjesë në festën Platinum në Pallatin Mbretëror të shtunën, shkruan DailyMail.
Përfaqësuesit e yllit 41 vjeçar – e cila zbarkoi në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Pete Davidson, 28 vjeç, këtë javë – kërkuan bileta por Pallati Mbretëror e refuzoi çiftin amerikan, siç bënë të ditur publicistët e BBC-së, që do të transmetojë shfaqjen.
Kim ishte aq e vendosur për të marrë pjesë, sa një burim i tha DailyMail se ajo po përpiqet të blejë bileta me mjete të tjera – madje ka thënë se nuk e shqetëson fakti nëse biletat nuk janë ‘VIP’.
Ata thanë: “Kim rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”.
Nuk është e qartë nëse festimet e jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit në Londër.
Emra të famshëm si: Queen, Diana Ross dhe Nile Rodgers do të performojnë në këtë ngjarje, ndërsa Sir David Attenborough dhe David Beckham do të prezantojnë.
Rreth 10,000 bileta u ndanë përmes një votimi publik dhe 7,500 u janë dhënë punonjësve kryesorë, atyre në Forcat e Armatosura, vullnetarëve dhe bamirësive.
Anëtarët e Familjes Mbretërore pritet të marrin pjesë në emër të Mbretëreshës, e cila “po ecën vetë”, por do të shikojë shfaqjen në TV nga Kështjella Windsor.
Përfaqësuesit për media të Kimit nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga DailyMail.
Kardashian dhe i dashuri i saj zbarkuan në Britaninë e Madhe ditët e fundit dhe shkuan për të blerë bizhuteri në Mayfair të Londrës të martën.
41-vjeçarja dhe aktori i komedisë ecën dorë për dore në Dover Street Market përpara se të hynin në “Comme des Garçons”.
Kim më pas u pa duke shfletuar artikuj të ndryshëm të ekspozuar dhe dukej se po i referohej telefonit të saj, ndërsa ajo ndihmohej nga një shitëse.
Çifti gjithashtu shijoi një natë jashtë në “River Café” në Londër.
Të enjten mbrëma, Mbretëresha udhëhoqi në mënyrë simbolike ndezjen e një sërë fenerësh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një fund spektakolar të ditës së parë të përkujtimeve kombëtare historike që shënojnë mbretërimin e saj 70-vjeçar.