Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e ka nisur me fitore debutimin në boksin profesional, madje në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me nokaut.
Ardiani gjatë mbrëmjes të së shtunës është përballur me hungarezin Istvan Kiss, i cili pavarësisht se ishte një boksier me përvojë, arriti ta mposht qysh në raundin e parë me nokaut.
Në ndeshjen që u zhvillua në Gjermani, në sallën Wangen, të pranishëm ishin rreth 2000 shikues.
Ndryshe, kjo ishte ndeshja e parë e Ardianit në boksin profesionist.
I pranishëm ishte edhe boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, i cili njëherazi është edhe xhaxhai i Ardianit.