Kryeministri britanik Boris Johnson ia arriti të fitojë votëbesimin e deputetëve konservatorë.
Kjo do të thotë se ai do të qëndrojë në detyrën e tij si kryeministër.
Rezultati 211 vota pro dhe 148 kundër u njoftua nga kryetari i “Komitetit të vitit 1922”, Sir Graham Brady.
Votimi u krye mes deputetëve të partisë së Johnson. Mocionin e nxiti opozita duke e akuzuar Johnson se organizoi një festë me stafin kur vendi ishte në karantinë.