Harry Kane u bë vetëm lojtari i dytë që arrin 50 gola për Anglinë pasi penalltia e tij siguroi një pikë kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve në barazimi 1-1, por kapiteni i Tre Luanëve lavdëroi “karakterin e mirë” të ekipit dhe jo arritjet e tij.
Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi vonë nga penalltia për t’i siguruar një pikë mysafirëve të Gareth Southgate kundër nikoqirëve të Gjermanisë të cilët shënuan fillimisht e ane të Jonas Hofmann (50’) në Allianz Arena të Mynihut.
Me golin e të martës mbrëma, Kane tani i bashkohet Wayne Rooneyt si i vetmi reprezentues tjetër i lartë anglez që ka shënuar mbi 50 gola për vendin e tij, por kapiteni lavdëroni vendosmërinë e bashkëlojtarëve pasi u rikthyen nga disfatë ndaj Hungarisë.
“Është vërtet e rëndësishme të tregosh mentalitetin. Në rezultatin 1-0, treguam karakter të mirë për t’u rikthyer në lojë dhe për të marrë një rezultat”, ka thënë fillimisht Kane për Channel 4 pas ndeshjes.
“Ne luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë gjermane. Kemi ende ndeshje të rëndësishme, por Kupa e Botës do të jetë këtu para se ta kuptojmë”.
“Ne vazhduam të ecnim dhe luajtëm futbollin tonë më të mirë në gjysmë orën e fundit. Ishte turp të mos shënoja në fund”.
“Më pëlqen të shënoj gola. Gjithmonë e kam dashur veçanërisht për vendin tim. Sa herë që mund të ndihmoj skuadrën, jam i lumtur ta bëj këtë”, përfundoi Kane. Ndryshe, me 50 gola tani, sulmuesi i Spurs ka kaluar plotësisht në vendin e dytë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave për Anglinë, përpara Bobby Charlton dhe tre gola pas rekordit të mbajtur nga ish-kapiteni Rooney.