Një kujdestar në një kopsht zoologjik privat ka vdekur kur u sulmua nga një tigër teksa e përkëdhelte gjatë kohës së ushqyerjes.
Sipas medieve të huaja, Jose de Jesus, 23-vjeçar, u kafshua në dorën e djathtë nga tigri i Benegalit i mbyllur në kafaz në Periban, Michoacan në Meksikën perëndimore të hënën pasdite, përpara se të vdiste disa orë më vonë nga një sulm i dyshuar në zemër, thanë mjekët.
Pamjet e tmerrshme tregojnë kujdestarin e kopshtit zoologjik duke i thënë tigrit të vinte tek ai, derisa ai qëndron pas një gardhi me dorën brenda.
Por teksa filloi ta përkëdhelë qafën e tigrit, kafsha papritmas ia kafshoi dorën dhe e tërhoqi drejt gardhit.
De Jesus bërtet derisa tigri ia shtrëngon dorën me nofullën e tij jashtëzakonisht të fortë.
Ekipet e urgjencës e çuan atë në spital, por ai refuzoi t’i lejonte mjekët t’ia amputonin dorën e plagosur.
Një diabetik, shëndeti i tij u përkeqësua derisa pësoi një atak masiv në zemër dhe vdiq, thanë mjekët.
Pamjet e zymta thuhet se u publikuan nga pronari i kafshëve, i cili i mbante ato në një kopsht zoologjik privat.
Pronari i tigrit thuhet se i tha medieve lokale se kishte paguar faturat mjekësore për njeriun, duke shtuar se ai kishte të gjitha lejet e nevojshme për të zotëruar tigrin.
Mbajtësit e tigrave në Meksikë iu kërkohet një leje nga Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore për të mbajtur kafshët.
Është raportuar se pronari gjithashtu me sa duket mban një luan dhe një krokodil në të njëjtin vend.