Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur Novaya Gazeta ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për rreth 984 milionë euro.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Muratov tha se të gjitha paratë nga shitja e medaljes do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë.
Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.
Novaya Gazeta, pezulloi funksionimin e saj në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo erdhi pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan konfliktin një “operacion special ushtarak”.
Heritage Auctions, që ka kryer shitjen, nuk e ka zbuluar se kush fitoi ankandin për medaljen.
Në muajin prill, Muratov u sulmua me bojë të kuqe bashkë me aceton tretës në një tren në Rusi. Sulmuesi bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë.
Ai ishte në mesin e një grupi gazetarësh që themeluan Novaya Gazeta-n në vitin 1993 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.