Burime të shumta thonë se Juventusi më në fund ka arritur një marrëveshje në përparim me Angel Di Mariaa dhe po finalizon detajet e kontratës së tij.
34-vjeçari është një lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain dhe një periudhë shtatëvjeçare në Parc des Princes.
Ai dukej se ishte afër Juventusit përpara se Barcelona të vinte me një propozim dhe i duhej kohë për të menduar për situatën me familjen e tij.
Bianconerët ishin të frustruar dhe panë që disa afate vinin e iknin, por tani La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa raportojnë se ai më në fund ka dhënë një përgjigje dhe është pozitive.
Thuhet se ata janë duke përpunuar detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe ai mund të jetë së shpejti në Torino për teste mjekësore.
Di Maria ka kërkuar një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë, në mënyrë që të mund të kthehet në Argjentinë pas Kupës së Botës 2022.
Ai luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, por gjithashtu mund të shkojë në të majtë ose në një rol trequartista pas sulmuesve. Reprezentuesi argjentinas shënoi pesë gola dhe dha nëntë asistime në 31 ndeshje konkurruese për PSG-në në edicionin që lamë pas.