Subjektet politike mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
25 subjektet politike kosovare do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sot do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Share This Article