ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 43 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 48 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 50 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 52 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 54 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rama çoi për “riedukim” gazetarin, Unioni i Gazetarëve: Masa të tilla cënojnë lirinë e medias

albnews by albnews
2 July, 2022
in Albania
0
Rama çoi për “riedukim” gazetarin, Unioni i Gazetarëve: Masa të tilla cënojnë lirinë e medias
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Unioni i Gazetarëve shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë praktikë të ndjekur nga kryeministri dhe i kërkojnë të heqë dorë nga praktika të tilla që cënojnë lirinë e medias.

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi për “riedukim” gazetarin e A2 Klevi Muka pasi ky iu fundit i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me faktin se bashkëshorti i saj biznesmen është shpallur investitor strategjik.

RelatedPosts

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet

Unioni i Gazetarëve shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë praktikë të ndjekur nga kryeministri dhe i kërkojnë të heqë dorë nga praktika të tilla që cënojnë lirinë e medias.

“Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta”, thuhet në deklaraten e UGSH.

Reagim i kryetarit të UGSH, gazetarit Aleksandër Çipa ndaj rastit të gazetarit Klevin Muka në konferencën e kryeministrit Rama – Tiranë 2.07.2022

Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtyre masave që pengojnë gazetarin për periudha të caktuara kohe për të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit. Kjo bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për informim dhe për t’u informuar. Kjo bie ndesh me parimet e komunikimit publik të një kryeministri, i cili duhet të përballet me gazetarët për pyetje dhe çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë.

Penalitete të tilla janë të pazakonta, të panjohura në praktikat e komunikimit të udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat. Aplikimi i penaliteteve  të tilla për ndëshkime gjashtë mujore apo tre mujore për gazetarët, janë një rast tipik shqiptar dhe si të tilla, përbëjnë një modul pse jo në rënie, të lirisë për informim në republikën e Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Kryeministri Rama duhet të jetë më komunikues me mediat dhe sidomos me gazetarët për çështje që i interesojnë opinionit publik dhe për aspekte që kanë të bëjnë me interesat publike. Çdo ndërhyrje tjetër, nuk bën gjë tjetër, veçse politizon marrëdhëniet e një qeverie me mediat, me gazetarët dhe me reporterët në mënyrë të veçantë.

Përsëritja e rastit tjetër do të shkaktonte reagime të pafundme jo vetëm nga komuniteti jonë, nga organizata jonë e cila në rast të përsëritjes do të vendoset në krye të reagimit, por edhe nga organizata simotra në Europë dhe vendet e tjera të Botës. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri ku gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ja dha kryministri teksa ju drejtua se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result