Per dy dite rresht (30 qershor dhe 1 korrik) kreu i aremtes se Konfederates Helvetike, komandanti i Korpusit gjeneral Thomas Süssli ka qëndruiar ne Kosovë, meqe rast fillimisht ai ka vizituar ushtaret zviceranë -Swisscoy, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kjo eshet viztia e dyte e shefit te armates zvicerane ne Kosove, pas asaj me 26 dhjetor te vitit 2021. Per qelliminvizite se fundit ne Kosovë, nga Berna mesojme se shefi i ushtrisë ka pasur deshire te kete një pasqyrë me reale, persëafermi mbi situatën politike dhe te sigurise ne rajon. Ai situaten e sigurisë ne Kosovë e ka cilesuar aktualisht të mire, por frazhile dhe ende e paqëndrueshme.
Shefi i armates se konfederates hlevetike gjithashtu ka zhvilluar bisedime bilaterale me komandantin e KFOR -it, Gjeneralin Hungarez Ferenc Kajári. Komandanti i Korpusit Thomas Süssli gjate kesja vizite dy diotre ne Kosovë shoqërohet nga Këshilltari i Qeverisë Nidwald Karin Kayser-Rrutschi dhe Këshilltari Kombëtar i Vaudit François Point.
Siq kemi njoftuar, trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vjet tjera, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023. Ky vendim eshnte marrur ne shatorin e vitit 2020 ne Berne, meqerast Komiteti i Politikës së Sigurisë së Këshillit Kombëtar i tha PO duke miratuar me 16 vota PER dhe 8 zgjatjen e kërkuar nga qeveria, si dhe rritjen e stafit, ka rikujtuar gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Shërbimet Zvicerane janë përshtatur me nevojat e KFOR-it. Kontigjenti u rrit nga 235 në 190 ushtarë në prill 2018, pastaj në 165 që nga tetori 2019. Një pjesë e mjeteve u kthye në Zvicër, në veçanti automjetet e blinduara. Që nga tetori i vitit 1999, ushtria zvicerane ka marrë pjesë në Forcën shumëkombëshe të Kosovës. Në ditët e para, Swisscoy ishte një kompani logjistike e paarmatosur. Pastaj i përshtati detyrat dhe stafin e tij në nevojat e KFOR-it.