ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës 3 hours ago
Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij 8 hours ago
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A 8 hours ago
Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë 8 hours ago
Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

albnews by albnews
5 July, 2022
in Kosova
0
Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun, të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo masë buron pasi janë siguruar raporti policor i datës 02.06.2022, raporti nga vendi i ngjarjes, fotofokumentacioni, dokumentet nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, foto e këmbeve të tani të dëmtuarit Mergim Geci, si dhe deklaratat e dëshmitareve.

RelatedPosts

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor

Kërkesën për këtë mase, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami e ka bërë pasi ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të liroheshin, ekziston mundësia që ata të mund të ndikonin të dëshmitarët dhe të shkatërronin disa prova që do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.

Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun dhe të dëgjohen gjatë hetimeve dhe se të gjithë këta persona dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje një herë të merren në pyetje edhe një herë.

Masën e paraburgimit, prokuroria e ka bazuar edhe duke e marrë parasysh peshën e veprave penale.

“… se polici është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se ka qenë mesnatë. , se kanë përdorur armë, se u janë shkaktuar lëndime trupore punonjëseve të policisë, i kanë vjedhur armët të dëmtuarit Enver Berisha, si dhe në bazë të dosjes në emër të të pandehurve se ekziston rreziku që nëse lirohen, ata mund të përsërisin veprat penale ose të kryejë ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarve”, shkruhet në vendim.

Prokurorja e shtetit, në seancën dëgjimore kishte sqaruar rrethanat e rastit, duke thënë se policët Enver Berisha dhe Mergim Geci, rreth orës 23:45, në Skenderaj kishin ndaluar Arbër Lushtakun, i cili është gjobitur për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Sipas prokurorisë, ai më pas kishte thirrur në telefon babain e tij, Nuredin Lushtakun, i cili kishte ardhur me veturë me vëllezërit e tij Faton dhe Arif Lushtakun.

I dyshuari Nuredin Lushtaku,  kishte thënë se rrethanat e këtij rasti i konsideron të montuara kundër tij dhe familjes së tij. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes kësaj gjykate. /BetimipërDrejtës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 November, 2025
Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

8 November, 2025
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

8 November, 2025
Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result