Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu i demokracisë do të zbrazet gjithmonë e më tepër.
“Jemi në kushtet kur kemi një parlament që vulos si noteri i qeverisë dhe koncesionet apo PPP me qindra, miliona euro janë vetëm simptomat e kalbëzimit të sistemit demokratik mbi qeverinë. Jemi para një autokracie. Është krizë e thellë politike, kushtetuese, institucionale që do vazhdojë të përkeqësohet. Edhe sikur partitë politike të hyjnë në stanjacion në betejën e tyre, kriza politike do të rëndohet. Kjo do të thotë që tregu i demokracisë në vitet e ardhshme do të zbrazet”, tha ai.