Vritet me thikë një grua në Suedi, gjatë një eventi politik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua rreth 60 vjeç, është vrarë me thikë gjatë një konvente kombëtare të politikanëve në Suedi.

Krimi u krye nga një burrë 30-vjeçar, i cili u bllokua menjëherë nga një kalimtar dhe më pas u arrestua. Sipas mediave lokale, sulmuesi është i lidhur me një grup neo-nazist, “Lëvizja e Rezistencës Nordike”.

Sulmi ndodhi në ishullin Baltik të Gotland.

Gruaja, e cila u qëllua në gjoks u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më pas. Sulmuesi me thikë është shtyrë në tokë dhe është bllokuar nga një pensionist 69-vjeçar.

“Dëgjova dikë duke bërtitur “ndalojeni” dhe pashë një burrë që kërceu mbi një gardh. E pashë, mendova se kishte rrëmbyer një çantë apo diçka tjetër. Nuk ishte i madh, bëri sikur nuk i interesonte. Pastaj kur më kaloi, e shtyva fort”, tha ai.

Share This Article