Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar me armë zjarri në qytetin Nara gjatë një fjalimi.

Ai është dërguar në spital, ndërkaq ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.

Ky term në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

Ish kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua dy herë, ku e shtëna e dytë e goditi në shpinë, duke e bërë atë të bjerë në tokë.

Raportet thonë se sulmuesi është arrestuar në vendngjarje, raporton BBC.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e momentit të plagosjes së tij.

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara dhe incidentet e dhuna politike janë pothuajse të padëgjuara.

Share This Article