Sezoni i verës ka rikthyer vatrat e zjarreve në disa vende të Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe Kroacinë. Një vatër e madhe vijon ende aktive në një qytezë turistike të Kroacisë, mes Splitit dhe Zadarit.
Sipas mediave lokale, flakët kanë rrethuar disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Mediat e përshkruajnë situatën po aq dramatike sa ajo e vitit 1986.
Po aq dramatike mbetet situata në Lisbonë të Portugalisë, ku mijëra efektivë policie po luftojnë prej ditësh me flakët, me zjarrin që ka përfshirë edhe resortet luksoze turistike, ndërsa flakët po kthehen në shqetësuese edhe për perëndimin e Spanjës.