Rita Ora është dëgjuar mbi 10 miliardë herë në mbarë planetin, në platformat YouTube dhe Spotify

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

ADVERTISING

Rita Ora e nisi rrugëtimin e saj artistik në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”, duke u ngjitur e para në klasifikimet e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga ajo kohë, Rita ka qenë e pandalshme dhe bashkë me të edhe sukseset e saj të njëpasnjëshme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Statistikat e fundit tregojnë se ajo sapo ka shënuar shifrën e 10 miliardë dëgjimeve në tërësi, në platformat YouTube dhe Spotify.

E lumtur për suksesin, 31-vjeçarja shpërndau për fansat e saj në InstaStory një njoftim të bërë nga faqet e fansave, të cilat pasqyronin suksesin në fjalë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita ka një karrierë të suksesshme muzike në tregun internacional, me dy albume të nxjerra në treg, një mini-album (EP), si dhe disa çmime të fituara.

Viteve të fundit, ajo e ka përqendruar karrierën e saj më shumë në aktrim dhe modë. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Share This Article