ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Premier League/ Haaland i jep fitoren City-t, nuk ka minuta për Brojën 5 hours ago
“Putin është një djalë shumë i keq”, Farage bën thirrje për rrëzimin e avionëve rusë 6 hours ago
Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski 7 hours ago
Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë 13 hours ago
Suedia e gjen pasaradhësin e Tomassonit në Angli, është afër marrëveshjes 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ja si po i mashtron Edi Rama shqiptarët me ‘bombën e tij me sahat’/ Pse nuk thotë të vërtetën për amnistinë-Nga Helidon Kastrati

albnews by albnews
17 July, 2022
in Albania, Opinion
0
Ja si po i mashtron Edi Rama shqiptarët me ‘bombën e tij me sahat’/ Pse nuk thotë të vërtetën për amnistinë-Nga Helidon Kastrati
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Amnistia fiskale që propozon Edi Rama për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit dhe që nuk i kanë paratë e legalizuara nuk është aq e lehtë sa e bën kryeministri i Shqipërisë.
Kjo për faktin, se edhe pse sipas Edi Ramës mund të legalizosh 2 milionë euro duke paguar 7 për qind taksë. Por si gjithmonë, në çdo nismë të Edi Ramës, dardha e ka bishtin mbrapa.

Marrim një shembull të thjeshtë:
Unë jam një qytetar shqiptar që jetoj e punoj në Britaninë e Madhe prej vitesh. Dikush tjetër është në Itali, një tjetër në Gjermani apo dhe në SHBA, kjo nuk ka shumë rëndësi.
Por në vendin ku unë jetoj e punoj me dokumente të rregullta unë i kam të deklaruara shumicën e parave, pasi aty shteti është i rregullt.

RelatedPosts

700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci-Bosnje

“Paratë e ngrira” të bujqësisë, BE teston aftësinë e Shqipërisë

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Nëse unë vij në Shqipëri dhe i fus paratë me kamion, duke mos i deklaruar as në vendin ku qëndroj dhe i legalizoj në Shqipëri, do të thotë që po bëj një shkelje.

E çfarë ndodh pas kësaj?
Të gjitha ambasadat që ndodhen në Tiranë, kanë shërbimet e tyre që sinjalizojnë autoritetet e tyre, për lëvizjet e dyshimta që ndodhin në Shqipëri, plus që edhe bankat ku do të depozitohen paratë, shumica janë të huaja dhe ndezin sinjalin e kuq, për para pa origjinë të deklaruar.
Ja pra, hapi i parë është që në Shqipëri i futa paratë më kamion dhe hapi i dytë i legalizova duke paguar taksën 7 për qind të vendosur nga Edi Rama.

Por më pas çfarë ndodh?
Pasi unë kthehem në Britani, të dhënat i kanë marrë autoritetet vendase dhe ti si qytetar Britanik ose rezident do të kesh në shpinë fillimisht ‘SO15-njësinë antiterroriste’. Më pas do kalosh në ‘CPS Police Departament’ ku do të japin një letër dhe do të të thërrasin për të dhënë llogari për mashtrim, ose do të dyshohesh për aktivitete të paligjshme.

Nëse do të kesh punuar në mënyrë ilegale do të përfundosh duke u hetuar për mashtrime dhe mos pagim taksash dhe çfarë do pasurie që do të kesh në Britaninë e Madhe do ti sekuestrojnë dhe mund të bësh edhe 7 vite burg.
E këtu mund të dyshohesh edhe për vepra penale, pasi mund të mos kesh mënyrë se si ti justifikosh këto para.

Këtu hyn edhe rreziku i grabitjeve të shumave të mëdha parash që më pas mund të transferohen me makinë në Shqipëri dhe të legalizohen.

Po jo vetëm kaq.
Me një lëvizje të tillë, ekziston rreziku tjetër i madh që mund të përfundojë me publikim e të dhënave personale, dhe bankare, shumë më i madh se skandali i patronazhistëve të Edi Ramës.
Ja pra që amnistia fiskale e Edi Ramës është si ajo dardha që e ka bishtin nga mbrapa. Përveç Edi Ramës që mbush arkën e qeverisë me paratë e emigrantëve, askush tjetër nuk përfiton nga kjo nismë.

Prandaj edhe dhomat e huaja të tregtisë dhe ambasadat në Tiranë kanë shprehur kundërshtimet e tyre haptas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Premier League/ Haaland i jep fitoren City-t, nuk ka minuta për Brojën

Premier League/ Haaland i jep fitoren City-t, nuk ka minuta për Brojën

18 October, 2025
“Putin është një djalë shumë i keq”, Farage bën thirrje për rrëzimin e avionëve rusë

“Putin është një djalë shumë i keq”, Farage bën thirrje për rrëzimin e avionëve rusë

18 October, 2025
Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 October, 2025
Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

18 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result