Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

albnews
By
1 Min Read

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur të arrijnë në tregun global.

Rreth 20 milionë ton të drithërave po mbahen në Ukrainë, derisa të korrat e verës janë duke u zhvilluar.

Marrëveshja do të përfshijë tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën, marrëveshja do të përfshijë një Qendër të Përbashkët Koordinuese të krijuar në Stamboll dhe u dakorduan korridore të sigurta për transportin tregtar.

Share This Article