Gazprom dyshohet se po redukton më tej furnizimet në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik.
Nga e mërkura, prurja do të bjerë në 20% të kapacitetit total, ose 33 milionë metër kub në ditë.
Kjo është bërë e ditur nga media të ndryshme, duke cituar një komunikim nga vetë Gazprom. Arsyeja është mbyllja për riparimin e një turbine tjetër.
Por pasi Gazprom njoftoi se do të shkurtojë flukset nga Nord Stream nga 40 në 20%, çmimi i gazit evropian rritet me 10%, në 176 euro për megavat orë. Aktualisht, çmimi i të ardhmes në Amsterdam rritet me 8.8% në 174 euro.
Ndërkohë Bashkimi Europian ka reaguar duke nënvizuar se po përgatitet për skenarin më të keq të furnizimit me gaz, ndërsa Këshilli mblidhet nesër për këtë çështje në një seancë të jashtëzakonshme.
“Kemi nevojë për unitet dhe solidaritet dhe përmes planit të uljes së kërkesës po përgatitemi për skenarin më të keq”, theksoi një zyrtar i lartë i BE-së në prag të Këshillit të Çështjeve të Energjisë.