Një sjellje e pahijshme dhe aspak sportive.
Në ndeshjen Fenerbaçe-Dynamo Kiev, e vlefshme për kualifikueset e turit të dytë në Champions League, tifozët vendas lanë shumë për të dëshiruar. Pas golit të parë të pësuar nga ukrainasit, tifozët e klubit turk brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin.
Kjo situatë zgjati për më shumë se një orë. Në një moment klubi ukrainas kërkoi dhe ta ndërpriste ndeshjen derisa tifozët të qetësoheshin.
Diçka e tillë i çoroditi disi miqtë që pësojnë gol pak parafundit. Megjithatë në fund ishin ukrainasit ata që u gëzuan me golin e shënuar në minutën e 114 nga Oleksander Karavajev.
Pas ndeshjes futbollistët e Dynamo Kiev nuk pranuan të jepnin intervista në shenjë revolte për atë çfarë ndodhi në fushë. Zyrtarë të klubit thanë se presin reagim nga UEFA për atë gjest të shëmtuar ndërsa theksuan se do të kërkojë dënimin maksimal.