Të paktën tetë persona humbën jetën pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan përmbytje në shtetin amerikan të Kentuckyt.
“Kjo mund të jenë përmbytjet më të këqija në historinë e fundit, shkatërruese dhe vdekjeprurëse”, tha guvernatori Andy Bechard.
“Për momentin mund të konfirmoj tetë të vdekur, por ky numër po rritet orë pas ore”, shtoi ai.
Rreth Jackson, disa rrugë u kthyen në lumenj dhe disa vetura u përmbytën, raportojnë mediat. Në rrethana të tilla, shumë banorë kërkuan strehim në çatinë e shtëpisë së tyre, në pritje të ndihmës.
Për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sasia e avullit të ujit në atmosferë rritet, gjë që rrit rrezikun e reshjeve të tepërta, vlerësojnë shkencëtarët.
Shiu, së bashku me faktorë të tjerë, veçanërisht terreni i mbindërtuar, ndikon në shfaqjen gjithnjë e më të shpeshtë të përmbytjeve.