Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas mbylljes së gjatë për shkak të pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore.

Kryeministrja Jacinda Ardern e quajti atë një “moment të madh”, duke shtuar se ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.

Shumica e vizitorëve do të duhet ende të jenë të vaksinuar plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.

Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen.

Zelanda e Re njoftoi fillimisht një plan rihapjeje me faza në shkurt.

“Ne, së bashku me pjesën tjetër të botës, vazhdojmë të menaxhojmë një pandemi globale shumë të gjallë, duke i mbajtur njerëzit tanë të sigurt”, ka thënë Ardern në një fjalim në një samit biznesesh të hënën.

Ndryshe, turizmi ishte një nga industritë më të goditura nga masat e ashpra për shkak të Covid-19 të Zelandës së Re.

Share This Article