ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Foreign Policy: Serbia po luan sërish me zjarrin

albnews by albnews
4 August, 2022
in Bota
0
Foreign Policy: Serbia po luan sërish me zjarrin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur tensionet u ngritën mes vendeve ballkanike, Kosovës dhe Serbisë, të dielën, frika për dhunë serioze nxiti një përgjigje të fuqishme nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë.

Misioni i drejtuar nga NATO në Kosovë po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti”, thuhej në deklaratën e NATO-s. Thelbi i trazirës mes dy shteteve ishin masat e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin dhe letërnjoftimet. Nuk u desh shumë kohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të shpërthente me retorikën e tij standarde ndaj liderëve të Kosovës, shkroi në një analizë të mërkurën “Foreign Policy”.

RelatedPosts

Të gjitha nderet që Mbreti i ka rezervuar Trump gjatë vizitës së tij shtetërore

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

Situata u qetësua në fillim të javës pas një intervenimi nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili loboi me sukses që Prishtina t’i shtynte masat për 30 ditë. Por, incidenti ngriti alarm përreth kryeqyteteve perëndimore, të cilat janë të ndjeshme ndaj kërcënimeve për dhunë rajonale pas pushtimit rus të Ukrainës, e marrë parasysh që Kosova kaloi nëpër një luftë para dy dekadash.

Fjalimi i ashpër i Vuçiçit tërhoqi edhe një herë vëmendjen për qëndrimin misterioz të Serbisë ndaj luftës së Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit të Putinit, Vuçiçi ka ngrehur një vijë midis mbështetjes së sanksioneve për agresionin ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe garantimit që marrëdhëniet serbe me Kremlinin të mos marrin një goditje të pakthyeshme.

Beogradi ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte në Rusi, pavarësisht ndalimit të BE-së për aeroplanët rusë. Vuçiqi ka nënshkruar edhe për tri vjet për gazin rus, marrëveshje që u bë direkt me Putinin përmes telefonit.

Vuçiçi thotë se ai është lider i një shteti të vogël dhe se i duhet t’i përmbushë nevojat e serbëve. Por, një pjesë e përgjigjes së Serbisë i ka rrënjët në histori.

Para Luftës së Parë Botërore, Serbia ishte aq shumë në orbitën e Moskës sa u bë shkaku i drejtpërdrejtë i luftës mes rusëve, austro-hungarezëve dhe gjermanëve. Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia e dominuar nga Serbia luajti një rol të madh gjeopolitik – një që u zhduk bashkë me Jugosllavinë në fillim të viteve 1990. Por kujtimet jo.

“Në një mënyrë, Serbia ka sindromën e gjymtyrëve fantazmë kur bëhet fjalë për të qenë në gjendje të balancojë Lindjen me Perëndimin”, tha Ivan Vejvoda nga IWM me bazë në Vjenë, institut për studime të avancuara.

Serbia thotë se ende ka synim anëtarësimin në BE, teksa ka pritur për statusin e vendit kandidat qysh prej 2009-s. Por, Beogradi shikon nga perëndimi, lindja dhe jugu dhe sheh kurthe kudo. BE-ja do që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës. Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Serbinë, Vuçiç iu përgjigj atij për njohjen e Kosovës me tallje.

“Ne nuk i përgjigjemi presionit”, tha ai.

Rusia duhet të jetë garantuesi i saj, por edhe aty Beogradi gjen shkak për shqetësim, veçanërisht pas vetos së Rusisë për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurisë të OKB-së. Të dielën, Moska megjithatë reagoi për situatën në rajon, duke i bërë thirrje Kosovës që “të ndalojë provokimin dhe të respektojë të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Udhëheqësit aktualë të Rusisë dhe Serbisë ndajnë jo vetëm afinitet historik, por një vizion të shtetësisë që promovon tendenca të forta nacionaliste, tha Aleksandra Tomanic, drejtoresha ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin.

“Është shumë më shumë se që Serbia është dora e zgjatur e Rusisë. Çfarë kemi këtu është që Serbia dhe Rusia kanë të njëjtin botëkuptim”, tha ajo. “Për qeverinë aktuale, anëtarësimi i Serbisë në BE është diçka si martesa e detyrueshme, dhe thirrjet për sanksionet kundër Rusisë dhe njohjes së ndërsjellë me Kosovën nuk janë pritur shumë mirë”.

Gjatë gjithë kohës, Kina fshihet në prapavijë. Serbia ka qenë përfituesja më e madh e investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor, me 61 projekte aktive në vend.

Me Beogradin nën presion nga BE-ja që të vendosë sanksione dhe nga Rusia që ta mbajë derën e hapur, Pekini po bëhet edhe më tepër i rëndësishëm.

“Për vitet e fundit, Kina është bërë për Serbinë partnerja kryesore jashtë botës perëndimore. Vërtet ka zëvendësuar Rusinë si partneri numër një në lindje. Serbia nuk do që t’i vendosë vezët e saj në një shportë të vetme, kështu që e gjithë kjo ka të bëjë me manovrimin taktik, dhe Kina ka qenë pjesë e këtij ekuacioni, veçanërisht pasi nuk e njeh Kosovën,” tha Vuk Vuskanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë e Beogradit.

Alarmi i së dielës ishte një kujtesë për Brukselin se njohja e Kosovës nga Serbia mbetet një perspektivë e largët dhe se dora e zezë e Rusisë në rajon nuk është zhdukur, raporton media kosovare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result