Pamjet/ Momenti i aksidentit tragjik në Los Angeles

albnews
By
1 Min Read

Gjashtë persona mbetën të vdekur pas një aksidenti trafiku në Los Angeles, prej tyre katër të rritur, një fëmijë dhe një fëmijë i palindur.

Ndërkaq, mësohet se nga ky aksident shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në aksidentin që ngjau në regjionin Slauson Avenue dhe South La Brea Avenue, afër Ladera Parkut, gjashtë vetura u përplasën me njëra tjetrën pasi një veturë e markës Mercedes Benz po vozitej shpejtë  dhe nuk vazhdoi të  lëvizte edhe në dritë të kuqe, dhe si pasojë e përplasjes erdhi te zjarri.

Departamenti i zjarrfikësve e ka konfirmuar vdekjen e gjashtë personave, ndërkaq shkaku i përplasjes do të hetohet.

Share This Article