BE gati të ofrojë ndihmë, Mogherini mesazh sensibilizues Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një mesazhi solidarizues, shefja në largim e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i shprehu keqardhjen kryeministrit Edi Rama mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e lëkundjeve të djeshme sizmike.

Mbi tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkatërruar ndërtesat dhe infrastrukturën, Mogherini uroi shërim të shpejtë për gjithë të dëmtuarit.  Po kështu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

Përsa i përket Ramës, ky i fundit anuloi udhëtimin e tij për në New York, në javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Share This Article