Mike Tyson është një nga boksierët më të mirë në histori. Por, ai nuk është i famshëm vetëm për bëmat brenda ringut, por sidomos jashtë tij. Dhe kjo është arsyeja pse pasuria e tij e jashtëzakonshme “avulloi” si pa kuptuar.
Në një intervistë për “The Pivot”, Tyson pranoi se nuk i ka mbetur më asgjë nga paratë që ka fituar nga boksi.
“1 milion dollarët e fundit i shpenzova për rehabilitim. Nga 500 milionët që kisha fituar, nuk mbeti më asgjë. Ikën të gjitha për 15 vite. Edhe pse duken shumë para, mbaruan. I shpenzova me femra dhe me festa të çmendura”, tha Tyson.