Marka kineze Xiaomi ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun e automobilëve.
Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, do të jetë edhe përgjegjësi i degës së prodhimit të makinave, ku do të punojnë rreth 300 persona dhe do të ketë një kapital prej 1,3 miliardë eurosh.
Qëllimi i Xiaomi është i qartë: prodhimi i një makine elektrike inteligjente, që do të jetë e përballueshme për publikun e gjerë.
“Kemi zgjedhur drejtimin autonom për të nisur aventurën tonë në botën e automobilëve. Do të na duhen dy vite testime për të nxjerrë në treg produktin që pritet nga ne”, theksoi drejtori ekzekutiv i Xiaomi.