Dita e djeshme shënoi, praktikisht, fundin e një epoke në futbollin botëror. Pas 17 vitesh, argjentinasi gjenial Leo Messi nuk është më jo vetëm pretendent, por as i nominuar për çmimin individual më të lakmuar në futboll, Topin e Artë.
Nga viti 2006 Messi ka qenë gjithmonë i pranishëm, duke fituar madje për shtatë herë trofeun e vendosur nga revista prestigjioze France Football.
Favoriti për këtë edicion është francezi Karim Benzema, protagonist i padiskutueshëm në fitoren e Champions League nga Real Madrid, por gjëja që do të djegë më shumë argjentinasin që bëri histori me fanellën e Barcelonës do të jetë prania në listë e rivalit Cristiano Ronaldo, edhe pse nuk ka zhvilluar një sezon sipas pritshmërive, me Manchester United.
Ne përgjithësi, lista shënon një dështim për Serie A, dhe në përgjithësi për futbollin italian.
Nuk ka asnjë italian në listën e pretendenteve, madje vetëm 3 lojtare luajnë në atë kampionat, juventini Vlahovic si dhe lojtarët e Milanit Maignan dhe Leao.
Lista përbëhet nga: Courtois, Vinicius Junior, Modric, Casemiro (Real Madrid), Rudiger (Chelsea/Real Madrid), Nkunku (Leipzig), Van Dijk, Salah, Luis Diaz, Fabinho dhe Alexander-Arnold (Liverpool), Nuñez (Benfica/Liverpool), Mané (Liverpool/Bayern Munich) Kimmich (Bayern Munich), Mahrez, Cancelo, Foden, De Bruyne dhe Bernardo Silva (Manchester City), Lewandowski (Bayern Munich/Barcelona), Son dhe Kane (Tottenham), Haller (Ajax/Borussia Dortmund), Haaland (Borussia Dortmund/Manchester City), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Mbappé (Paris Saint-Germain).