ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 1 hour ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 1 hour ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  1 hour ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 2 hours ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje, por negociatat do të vazhdojnë

albnews by albnews
18 August, 2022
in Kosova
0
Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje, por negociatat do të vazhdojnë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të dialigut mbajtur më 18 gusht.

Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.“Nuk kemi një marrëveshje sot, por kjo nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Ai tha se rritja e tensioneve në veri të Kosovës erdhi në kohën kur kontinenti evropian po përballet me një situatë të rrezikshme për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo nuk është koha për rritjen e tensioneve. Është koha të shikohet të gjinden zgjidhje dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet e kahmotshme. U thash të dy liderëve se ky ishte një takim për menaxhimin e krizës, jo një takim i zakonshëm dhe se qëllimi ishte të uleshin tensionet në terren”, tha Borrell.

Diskutimet në Bruksel vijnë tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa serbët ngritën barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, gjatë 18 gushtit zhvilluan dy takime.

Po ashtu, para takimit të parë trilateral dhe pas tij, BE-ja ka mbajtur takime të ndara me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë.

Borrell tha se gjatë takimit është biseduar për marrëveshjen gjithpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe shtoi se Kurti dhe Vuçiq e kuptuan se dialogu është e vetmja alternativë për të zgjidhur problemet.

“Ne po ashtu u përqendruam për rrugën përpara drejt normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy liderët patën mundësi që të tregonin në detaje lidhur me këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, teksa tensionet aktuale në terren janë simptoma e problemit më të gjerë të statusit të pazgjidhur të raporteve”, theksoi Borrell gjatë një konference për media në Bruksel.

As Kurti dhe as Vuçiq ende nuk i janë drejtuar mediave për takimet e sotme në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Është e pasigurt nëse Kurti dhe Vuçiq do të kthehen në ndërtesën e BE-së për të vazhduar bisedimet. Sipas burimeve jozyrtare, ky opsion nuk përjashtohet dhe pala evropiane po vazhdon përpjekjet.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1597450917317198

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result