ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King) 6 hours ago
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 7 hours ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet pro-evropiane’ në Mal të Zi

albnews by albnews
20 August, 2022
in Bota
0
BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet pro-evropiane’ në Mal të Zi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mali i Zi, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.

Deklarata e eurodeputetit sllovak, vjen një ditë pasi parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

RelatedPosts

Zbulimi/ Vladimir Putin përdor 3 zyra identike në qytete të ndryshme

Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur

Trump thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për redaktimin e Panorama-s

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.

After last night’s vote of no-confidence Montenegro needs a genuinely pro-🇪🇺 government that can prioritize strategic EU reforms over narrow political interests. Montenegro can join the EU when it manages successfully some hard domestic political tasks. We stand ready to help🇪🇺🇲🇪

— Vladimír Bilčík (@VladoBilcik) August 20, 2022

Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Në arsyetimin e tyre thuhej se Qeveria ka pasur detyrë prioritare që të krijojë parakushte për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.

Reagimet nga Mali i Zi

Më 20 gusht, lideri i Frontit Demokratik pro-Serb në Mal të Zi, Andrija Mandiq, tha për Radio Televizionin Serb (RTS), pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazovicit, se i vinte keq që humbën një shans të madh për të formuar një Qeveri që do të ishte shprehje e shumicës parlamentare për të cilën votuan qytetarët e Malit të Zi.

“Kemi investuar shumë energji, jo për shkak të politikanëve, por për shkak të njerëzve që u gëzuan që pas 30 vjetësh u zëvendësua qeveria e Milo Gjukanoviqit”, tha Mandiq.

Qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviq përfundoi në zgjedhjet e vitit 2020.

Fillimisht u formua e ashtuquajtura Qeveria eksperte e Zdravko Krivokapiqit, e cila funksionoi deri në fillim të vitit 2022. Qeveria minoritare e Abazoviqit u formua më 28 prill.

Mandiq tha gjithashtu për RTS-në se qeveria e Dritan Abazoviqit do të mbahet mend për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Shkaku i menjëhershëm i nismës për rrëzimin e Qeverisë është pakënaqësia me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 3 gusht, të cilën përfaqësues të disa partive politike e konsideruan të dëmshme për interesat kombëtare të Malit të Zi.

Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demokratët dhe një sërë partish të tjera më të vogla, të cilat mbështesin fuqishëm Kishën Ortyodokse Serbe në programet e tyre, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.

Nga gjithsej 81 deputetë, 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, Partisë Demokratike të Malit të Zi Alekse Beçiq, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të Djathtët e Malit të Zi votuan për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq nga Partia Popullore Socialiste ishte kundër.

Deputetët e tjerë nga Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demos dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.

Zdravko Krivokapiq, ish-kryeministër i Malit të Zi, shkroi në Twitter më 20 gusht, “Do të kalojë! Dhe kalon shpejt. Tani duhet të transformohemi individualisht, veçanërisht politikanët, për të mirën e transformimit të Malit të Zi”.

Проћи ће! И брзо прође.
Сада треба да се преобразимо ми појединачно, а посебно политичари, на добробит преображења Црне Горе.

— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) August 19, 2022

Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik, pra deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviq, pas votimit të mosbesimit, u tha gazetarëve se nuk do të marrë pjesë në formimin e qeverisë së re.

Dritan Abazoviq ishte kryeministri i parë i Malit të Zi që i përkiste një komuniteti kombëtar të pakicës. Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistit Milo Gjukanoviqit.

Rrëzimi i Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

15 November, 2025
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

15 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result