Oleksandr Usyk ka fituar për herë të dytë përballjen me Anthony Joshuan.
Boksieri ukrainas ka mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Kjo përballje zgjati 12 raunde dhe pati një luftë të madhe mes dy boksierëve, por jo të gjithëve i ka pëlqyer ajo.
Usyk pas fitores kërkoi një përbalje me Tyson Fury i cili është tërhequr nga boksi pas fitores me Dillian Whyte.
Nuk ka munguar përgjigja nga Fury, i cili duket se është i gatshëm të rikthehet në ring për t’u përballur me ukrainasin.
Fury ka shkruar në rrjetet sociale se përballja Usyk-Joshua ka qenë njëra nga përballjet më të dobta në historinë e peshave të rënda.
“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjësoja të dy brenda së njëjtës natë, bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, ka shkruar Fury.
Mbetet të shihet nëse Usyk dhe Fury do të kenë një përballje në të ardhmen, pasi dëshira nuk mungon nga asnjëra palë