Një adoleshent hyri në librin e rekordeve si personi më i ri që fluturon i vetëm rreth e përqark botës me një avion të vogël.
17-vjeçari Mack Rutherford, e bëri ndalesën e fundit në Sofje të Bullgarisë, pas një udhëtimi që zgjati plot 5 muaj dhe gjatë së cilit vizitoi 52 vende.
Gjatë rrugës, Mack, i cili ka lindur nga prindër britanikë, por është rritur në Belgjikë, hasi në stuhi rëre në Sudan dhe e kaloi natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit.
Motra e tij e madhe Zara është gruaja më e re që fluturon e vetme nëpër botë.
Ajo përfundoi udhëtimin e saj në janar të këtij viti dhe zbuloi se i kishte dhënë atij këshilla për itinerarin, ndërsa udhëtoi për në Sofje për të përshëndetur Mack, ndërsa ai kthehej në pikën fillestare të udhëtimit të tij.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte piloti britanik Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeç e 150 ditë kur përfundoi udhëtimin e tij vitin e kaluar.