Kryemjeku i Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli të Cyrihut, Omer Xhemali, do të bëhet Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, duke filluar më 1 dhjetor 2022.
Prof. Dr. Xhemali njihet si mjeku i parë shqiptar që ka realizuar një operacion të transplantimit të zemrës.
Prof. Dr. Xhemali vjen nga Tetova. Ai ka studiuar dhe specializuar e doktoruar për mjekësi në Gjermani, ku edhe ka punuar disa vite, derisa ka shkuar për të punuar në Zvicër, në vitin 2009.
Xhemali punon në Spitalin e Cyrihut që nga viti 2009, ndërsa që nga viti 2018 si mjek kryesor i kardiokirurgjisë.
Në vitin 2007 Xhemali u zgjodh si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku mori çmimin “Hans Borst”.
“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, pati thënë doktori. /albinfo.ch