ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 3 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 4 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 5 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 8 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vuçiq skeptik se mund të arrihet marrëveshje me Kosovën

albnews by albnews
26 August, 2022
in Bota
0
Vuçiq skeptik se mund të arrihet marrëveshje me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave.

“Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

I pyetur nga një gazetar nëse pret tensione më 1 shtator, data për të cilën autoritetet e Kosovës njoftuan për zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve dhe për dokumentet personale, Vuçiq u përgjigj:

“Nuk mendoj se mund të ndodhë asgjë më 1 shtator, por kjo është çështje kohe, sepse riregjistrimi që ata synojnë të kryejnë zgjat dy muaj. Ndërkaq, për sa i përket dhënies së dokumenteve, mund të ketë tension edhe më 1 shtator, nëse nuk pranojnë që serbët me dokumente personale serbe të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe nga atje të hyjnë në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se më 1 shtator do të zbatojë vendimin për riregjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në RKS, si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit serbë.

Vuçiq tha se Beogradi zyrtar kërkon që “qytetarët e Serbisë të mund të lëvizin me dokumentet e tyre në veri të Kosovës”.

“Kjo është në harmoni me Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi ai.

Vuçiq, gjithashtu, tha se “vështirë se do të ketë marrëveshje” për riregjistrimin e targave KM (Mitrovica e Kosovës) pasi “serbët nuk do ta pranojnë”.

Më 25 gusht, Vuçiq u takua në Beograd me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Të dy zyrtarët e kanë vizituar Prishtinën dhe më pas Beogradin, ku kanë diskutuar me zyrtarët e të dyja vendeve për parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të situatës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një konferencë për media në Beograd, më 26 gusht, Escobar tha se SHBA-ja po kërkon nga të dyja palët që të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

Ai vlerësoi, gjithashtu, se bisedimet ishin të vështira, por “pashë vullnetin për të gjetur një zgjidhje, vullnetin për të ndërtuar besimin në proces”.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë zbatimin e vendimeve për në fillim të shtatorit, pasi serbët lokalë në veri, më 31 korrik, u revoltuan dhe vendosën barrikada në rrugë.

Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht u takuan në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk u arrit rezultat konkret.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result