Juventusi dhe Roma ndahen në paqe në derbin e Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi dhe Roma kanë ndarë pikët në javën e tretë të Serie A, duke barazuar 1-1.

Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke realizuar që në minutën  dytë me sulmuesin Dusan Vlahovic që gjeti rrjetën nga goditja e dënimit.

Zonja e Vjetër gjeti edhe njëherë rrjetën kur shënoi në minutën e 25-të me Manuel Locatellin, por goli u anulua nga VAR për një lojë me dorë në fillim të aksionit.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563569896415703045

Juan Cuadrado kishte rast të mirë në minutën e 35-të, por Rui Patrico bëri pritje të madhe.

Në fund të pjesës së parë Juventusi kërkoi penallti, por pasi u shikua në VAR, gjyqtari Massimiliano Irrati nuk e akordoi.

https://twitter.com/2h_a0/status/1563579614307708928

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Juven që rrezikoi me Cuadradon në minutën 54-të, por goditja e tij shkoi jashtë.

Roma në rastin e parë serioz arriti të gjejë golin. Një goditje nga këndi e harkuar në zonë gjeti Dybalan i cili gjuajti drejt portës, ku Tammy Abraham ishte afër për të shënuar me kokë për 1-1.

https://twitter.com/yH24677442/status/1563587143834140672

Minutat e mbetur nuk është se sollën shumë nga loja, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.

Share This Article